INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra marramendëse: Ja sportistja femër më e paguar e vitit!

Shifra marramendëse: Ja sportistja femër më e paguar e vitit!

Publikuar më: 10:48 07-06-2016

Ndoshta nuk është sporti më i ndjekur në botë, por nëse ka diçka të sigurtë, është fakti që tenisit nuk i mungojnë kurrë paratë.

Dy ditë pas humbjes së saj të papritur në turneun francez të tenisit, Roland Garros, Serena Williams arriti një fitore historike. Këtë herë jo më në fushë, por në kuletë, ku u zgjodh nga revista Forbes si sportistja femër më e paguar e vitit. Ky është një rezultat historik, me amerikanen 34 vjeçare që zbret Maria Sharapovën nga froni pas plot 11 vitesh. Williams fitoi bukurinë e 28.9 milionë dollarëve përgjatë 12 muajve të fundit sipas raportimeve të revistës prestigjoze financiare. Dhe ndërkohë që vetëm tani po ia del të triumfojë në vlerë parash, ajo e ka dominuar tenisin për më shumë se një dekadë, duke fituar 20 Çmime të Mëdha që nga viti 2002.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602