INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Shifi lajmet nesër se do më..''! Zbardhen përgjimet që ''fundosën'' Stresin, ja çfarë kërkoi reperi! [FOTO]

''Shifi lajmet nesër se do më..''! Zbardhen përgjimet që ''fundosën'' Stresin, ja çfarë kërkoi reperi! [FOTO]

Publikuar më: 17:37 19-10-2018

Prokuroria ka zbardhur përgjimet e grupit të Bajrave e sipas organit të akuzës, në përgjimet e Bajrave, del edhe emri i Arkimed Lushaj, njohur për publikun si Stresi. Sipas përgjimeve policore, Stresi thotë se ka pasur armë, por se atë e ka hedhur dhe se mund të kapet nga policia.

Në një kopje të përgjimeve telefonike mes reperit Stresi dhe anëtarit të bandës së “Bajrave”, Stresi e informon mikun e tij se policia i ka sekuestruar pistoletën gjatë një ndjekjeje dhe se shumë shpejt do ta zbulojnë.

Stresi i kërkon anëtarit të bandës së Bajrave që të ndihmojë për të dal jashtë vendit pasi e ka punën shumë pisk. Pikërisht këto detaje ishin dhe ato që ia vështirësuan punën reperit Arkimed Lushaj.

723: Alo ca po bën?

909: Po sa dola se më kanë ardh dy shokë poshtë ke lagjia.

723: Ej, na erdhën aty ke lagja ata që i kena inat ne.

909: Kush me?

723: Rob*** të zitë.

909: A.

723: Po, edhe e hudha unë atë, a e kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu qe e kam hudh.

909: Po pse o vëlla?

723: Se di, erdhën aksion. Ika me gjysëm zemre. Kam lëviz.

909: Ka je ti?

723: Jam kendej ka një shok, hajde.

Sipas prokurorisë, në një tjetër bisedë të bërë disa minuta më vonë, Stresi informon dike se mund ta shpallnin në kërkim.

723: E. Shifi lajmet deri nesër se do më shpallin në kërkim. Jam ik unë. Kam ik.

464: Për ku mo?

723: Kanë kap do gjona aty në lagje, tik-tika, kështu gjonash dhe kanë me i verifiku. Kanë kap tërë lagjen brenda.

464: Kë?

723: Kanë kap tërë çunat i kanë cu në drejtori se kanë kap do gjona në lagje.

464: Po.

723: Gjithsesi për atë muhabetin që të pata thënë unë ty e mora dhe ma kapën sot në lagje.

464: E.

723: E hodha se ma kapën. Armën mo.

gagjga.jpg

daggergwega.jpg

TRESH.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947