INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHI DHE DËBORË/ Ja çfarë do të ndodhë me motin! Temperaturat priten që të...

SHI DHE DËBORË/ Ja çfarë do të ndodhë me motin! Temperaturat priten që të...

Publikuar më: 15:32 16-12-2018

Ditët e ftohta dhe shiu do të vazhdojnë edhe gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.

Sipas parashikimit të motit nga IGJEUM, në ultësira do të ketë reshje shiu, ndërsa në vendet malore dëborë.
Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, ndërsa priten ngrica.

Më poshtë keni parashikimin e motit:
Reshjet

Sot pasdite priten reshje të dobëta. Nesër pritet shtim i intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053