INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqet demokrati i vjetër kërkon rikthim të Berishës në krye të PD

Shfaqet demokrati i vjetër kërkon rikthim të Berishës në krye të PD

Publikuar më: 10:02 26-06-2017

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj ka reaguar në lidhje me rezutatet e votimit. Ai ka shkruar se pas kësaj humbje të thellë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen.
Sipas tij, Basha duhet të largohet që sot dhe t’i lërë partinë në dorë Sekretarit të Përgjithshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja.
 
“Dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike. Do të ishte në nderin e tij që ai ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij. Bashkë me dorëheqjen, Lulzim Basha, në përputhje me kompetencat statutore që i ka ende, duhet të shpallë edhe fushatën zgjedhore për kryetarin e ri të Partisë sipas parimit të vendosur tashmë një anëtar – një votë”, shkruan Mustafaj.
Në një analizë, ai shkruan se PD-ja tani ka nevojë që Sali Berisha, ish-lideri i kësaj force politike, të luajë rolin e tij në organizimin e zgjedhjeve, por ndryshe nga katër vite më parë, preferencën e tij ta shprehë jo publikisht por me votë të fshehtë.
 
“Është rasti t’i drejtohem personalisht edhe Sali Berishës. Ne kemi nevojë që ai ta luajë rolin e vet duke mbështetur haptas dhe me parimësi dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe çeljen e garës për kryetarin e ri. Duke mbështetur një garë të hapur dhe të ndershme brenda Partisë e cila, në njëfarë mënyre, është e gjithë jeta e tij si politikan, Berisha do t’i bëjë kësaj partie shërbimin, për të cilin ajo ka nevojë”, shkruan më tej Besnik Mustafaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221