INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri midis tyre shkaktoi bujë në shtypin rozë, tashmë Albërije Hadërgjonaj bën këtë VEPRIM në drejtim të famlijes Ramosaj[FOTO]

Sherri midis tyre shkaktoi bujë në shtypin rozë, tashmë Albërije Hadërgjonaj bën këtë VEPRIM në drejtim të famlijes Ramosaj[FOTO]

Publikuar më: 18:19 07-03-2019

Para disa javësh, u përhap me shpejtësi lajmi se dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri mes tyre.
U raportua se shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili jeton në SHBA dhe njihet për miqësinë me familjen Kardashian. U përfol se Beatrix i ka kërkuar atij ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila është mikeshë e ngushtë me Arielin dhe mes dy kushërirave raportet janë prishur.

Edhe pse këto lajme u përgënjeshtruan shpeshherë nga të dyja familjet, dukej haptazi që diçka nuk shkonte.

Tashmë duket se gjakrat janë ulur dhe këtë na e ka vërtetuar një foto e shpërndarë nga Albërie Hadërgjonaj në “Instagram-in” e saj.

Sot festojnë ditëlindjen Albërie Hadërgjonaj së bashku me nipin e saj, njëkohësisht edhe këngëtari i njohur Alban Ramosaj. Ky i fundit ka festuar me shoqërinë e tij, Beatrixin dhe të ëmën deri në orët e para të mëngjesit ndërkohë Albëria që ndodhet më SHBA me vajzën e saj Anxhelinën dhe e ka uruar Albanin nëpërmjet një postimi.

alberiej.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0018901824951172