INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri me Noizy-n? Enca i habit të gjithë me përgjigjen e saj [FOTO]

Sherri me Noizy-n? Enca i habit të gjithë me përgjigjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 11:31 11-06-2017

Para disa muajsh të gjithë fansat e OTR-së ishin të dyzuar në lidhje me sherrin mes Encës dhe Noizyn, pas deklaratave virtuale nga të artistët e njohur në vend, por të vërtetën se mësuam asnjëherë tamam. Është e qartë që ata të dy nuk flasin më tashmë, por sipas Encës mes tyre nuk ka patur një konflikt.

Ajo ishte e ftuar në “Xing me Ermalin” ku moderatori i njohur kishte një kërkesë për të. ‘Unë dua vetëm një gjë, që herët e tjera që të jesh e ftuar këtu të mos kesh asnjë konflikt, sherr, por vetëm paqe, lumturi dhe dashuri.” Tha Mamaqi.

Përgjigja e Encës i habiti të gjithë: “Po sikur t’ju them që nuk ka patur asnjë konflikt?”,

 “Unë e konsideroj si një çështje private mes ne të dyve. Por sigurisht që nuk duhet të kishte ndodhur si nga ana e tij, veçanërisht nga ana e tij, ashtu edhe nga unë”, thotë Enca, ndërsa thekson se konflikti mes tyre nuk duhet të ishte bërë publik. “E vetmja gjë që doja të sqaroja është që asnjëherë nuk e kam mohuar dhe nuk e kam lënë pa përmendur suportin e tij dhe dashamirësinë që kam pasur ndaj tij jo vetëm si artist, por edhe si mik. Bashkë kemi bërë gjëra të mëdha, kemi ndihmuar njëri-tjetrin dhe ku i dihet, ndoshta shkojmë në Dhërmi për pushime (qesh)”, ka thënë këngëtarja.

Më tej Enca shprehen se të gjitha situatat kalohen lehtë, duke lënë të kuptohet se sherrin me Noizyn mund ta hedhin pas krahëve këtë verë.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434