INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr masiv në koncertin e Robert Berishës, një person i lënduar dhe tre të arrestuar

Sherr masiv në koncertin e Robert Berishës, një person i lënduar dhe tre të arrestuar

Publikuar më: 11:35 25-12-2019

Mbrëmjen e kaluar një sherr masiv ka ndodhur në lokalin ku performonte këngëtari i njohur Robert Berisha.

Mediat kosovare raportojnë se një person ka mbetur i lënduar, ndërsa tre të tjerë janë vendosur në prangat e policisë, si autorë të konfliktit.


Mësohet se gjatë zënkës në skenë ishte duke kënduar Robert Berisha, i cili ishte i ftuari special i mbrëmjes së Krishtlindjeve.

Në një video të siguruar nga “Insajderi” shihet se 6 makina policie kanë ardhur për të ndërhyrë, ndërsa njerëzit qëndrojnë jashtë të shokuar.


Pas këtij sherri mësohet se Roberti ndaloi performancën dhe ende nuk është zbuluar arsyeja përse nisi e gjitha kjo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027110576629639