Mbrëmë pati një përplasje të fortë në “Opinion” mes analistit Mustafa Nano dhe imamit Elvis Naçi lidhur me videon e shumëpërfolur për tradhtinë bashkëshortore dhe idenë se femra duhet të duket e bukur në sytë e burrit.
Muç Nano e quajti imamin “një copë injoranti” por Elvis Naçi edhe pse e shprehu hapur sa shumë u fye, u vetëpërmbajt duke mos lejuar që situata të përshkalllëzohej si në rastin e Milaim Zekës Frashër Krasniqit.
Sakaq, këtë situatë e komenton avokati Adriatik Lapaj. Lapaj vlerëson maturinë e imamit ndërsa e quan Nanon një delirant.