INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shërbimet sekrete amerikane: Koreja e Veriut 'po mashtron' Shtetet e Bashkuara për denuklarizimin

Shërbimet sekrete amerikane: Koreja e Veriut 'po mashtron' Shtetet e Bashkuara për denuklarizimin

Publikuar më: 12:13 01-07-2018

Agjencitë e shërbimeve sekrete amerikane besojnë se Koreja e Veriut e ka rritur prodhimin e karburantit të nevojshëm për armët bërthamore në disa vende sekrete të shumëfishta gjatë muajve të fundit, e ndoshta po përpiqet ta fshehë një veprimtari të tillë teksa kërkon lëshime në bisedimet mbi çështjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Ky është raportimi i “NBC News”, që citon disa zyrtarë amerikanë. Në raportin e së premtes, rrjeti informativ tha se, ajo që e përshkroi si vlerësimi i fundit i shërbimeve sekrete amerikane duket se po shkon kundër pritshmërisë së shprehur nga presidenti amerikan Donald Trump, që shkroi në “Twitter” pas samitit të paprecedentë të 12 qershorit me kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, se “nuk ka më kërcënim bërthamor nga Veriu komunist”.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për komen të bërë nga NBC. “Në muajt e fundit, ndërsa dy palët u angazhuan në diplomacinë, Korenë e Veriut po rriste prodhimin e saj të uraniumit të pasuruar për armët bërthamore”, thanë pesë zyrtarë amerikanë, duke cituar vlerësimin e fundit të inteligjencës. Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord në samit për të "punuar drejt" denuclearizimit, por nuk ka marrëveshje specifike. Me urdhër të Trump, ushtria amerikane anulloi ushtrime stërvitore në gadishullin Korean. Ndërkohë që koreano-veriorët kanë ndalur testet raketore dhe bërthamore, "nuk ka dëshmi se ata janë duke zvogëluar rezervat, ose se kanë ndalur prodhimin e tyre", tha një zyrtar amerikan i informuar për inteligjencën e fundit. "Ka dëshmi absolutisht të qarta se ata po përpiqen të mashtrojnë SHBA-në"-u shpreh ai.

vendet_nukleare.jpg

Rrjeti citon zyrtarët të thonë se vlerësimi i shërbimeve sekrete arrin në konkluzionin se Koreja e Veriut ka më shumë sesa një vend sekret bërthamor, përveç mjediseve të njohura të prodhimit në Yongbyon. "Kur Koreja e Veriut ndërtoi objektin e parë ku kryehen testet bërthamore në Yongbyon në vitin 2009, mënyra sesi punonin ata dhe ritmi me të cilën e ngritën tregoi se se kjo nuk ishte hera e tyre e parë. Nuk ishte hera e parë që kishin mbledhur kaskadat e mëdha të centrifugave", tha Jeffrey Lewis, drejtor i Programi i Mos-Proliferimit të Azisë Lindore.

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768