INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënon gol kundër grekëve, ky është heroi i ri shqiptar që luan për Bayern-in[VIDEO]

Shënon gol kundër grekëve, ky është heroi i ri shqiptar që luan për Bayern-in[VIDEO]

Publikuar më: 17:56 23-10-2018

Meriton Shabani është emri më i ri, që po nderon emrin e Shqipërisë nëpër botë. Futbollisti i të rinjve të Bayern-it ka qenë protagonist në fitoen që ekipi mori ndaj ekipit grek të AEK-ut.

Ky takim ishte i vlefshëm për “UEFA Youth League”, një ndeshje e cila u mbyll me shifrat 0-4 në favor të ekipit të Bayern.

Shabani u aktivizua që nga minuta e parë dhe në minutën e 56-të ai ishte edhe autor i golit të tretë. Edhe ekipi i AEK-ut kishte përfaqësuesin e saj shqiptar në fushën e lojës. Ai ishte Donald Bogdani, i cili luan rolin rolin e qendërmbrojtësit dhe ishte titullar për 90 minuta.

Më poshtë është video-ja e plotë e lojës.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834