INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënoi golin me dorë ndaj Strakoshës, merret vendimi për “baby” Cutrone të Milanit

Shënoi golin me dorë ndaj Strakoshës, merret vendimi për “baby” Cutrone të Milanit

Publikuar më: 20:21 30-01-2018

Edhe pse vetëm 20 vjeç, Patrick Cutrone është golashënuesi më i mirë i Milanit deri tani në këtë sezon, por ditët e fundit ka qenë në presion të madh psikologjik pas golit ndaj Lazios.  Mirëpo Cutrone ja ka hedhur paq.

Gjykatësi sportiv në Itali e ka cilësuar si të pavullnetshëm gjestin e sulmuesit të Milanit i cili realizoi me dorë ndaj Lazios duke kaluar në avantazh 1-0 kuqezinjtë.

Në këtë mënyrë Cutrone ka evituar pezullimin me disa ndeshje dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Gattusso që për sfidën e rradhës në kampionat ndaj Udineses. Kujtojmë që goli me dorë ndaj Strakoshës, në sfidën e kësaj fundjave ndaj Lacios në Seria A, shkaktoi një furtunë në mjedisin italian të futbollit, duke parë se në gadishullin apenin, futbolli monitorohet edhe nga teknologjia VAR.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496