INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënohet viktima e parë nga CORONAVIRUS në Shqipëri!

Shënohet viktima e parë nga CORONAVIRUS në Shqipëri!

Publikuar më: 13:24 11-03-2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi. MSH njofton se ka ndërruar jetë 73-vjeçarja, që ndodhej e izoluar në Spitalin e Durrësit.

Sipas Ministrisë, e moshuara vuante nga disa sëmundje të rënda, përveç COVID-19.

Njoftimi:

Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271