INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjtërimi i Nënë Terezës, këshillat e saj të vlefshme dhe në kohët e sotme

Shenjtërimi i Nënë Terezës, këshillat e saj të vlefshme dhe në kohët e sotme

Publikuar më: 10:22 05-09-2019

Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe njëkohësisht bëhen 22 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare dhe nobelistes.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ajo është dhe fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe në 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ndërsa në vitin 2016 ajo u shenjtërua nga Vatikani.
Shumë këshilla të saj janë aktuale dhe në kohët e vështira që po jetojmë sot ndaj duhen rilexuar për të kuptuar se mund të duam dhe ndihmojmë njëri-tjetrin me ato mundësi që kemi.

Ja disa prej tyre:
1- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.
2- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.
3- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë.
4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.
5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.
6- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.
7- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.
8- Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
9- Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
10- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658