INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat e fatit dhe tersit, HOROSKOPI për ditën e sotme, 9 qershor 2020

Shenjat e fatit dhe tersit, HOROSKOPI për ditën e sotme, 9 qershor 2020

Publikuar më: 09:37 09-06-2020

Dashi-Situata aktuale ku gënjeni do të bëjë që të gënjeni pak në mënyrë që të fshihni një të vërtetë të sikletshme. Duhet të bëni kujdes pasi çdo gjë zbulohet me kalimin e kohës. Gjëja më e mirë është sinqeriteti.

Demi-Mund të keni krijuar një imazh të rremë për një person se si është nëse ende nuk e keni takuar. Keni ndërtuar shpresa të mëdha dhe ndiheni sikur mund të jetë perfekti/ja. Sidoqoftë duhet që të dilni shpesh me të në mënyrë që të bëni një gjykim të drejtë.

Binjakët-Disa çështje të caktuara priten të konfuzohen sa i përket marrëdhënies në çift. E keni shijuar periudhën bashkë, por nuk keni arritur ende një përfundim se si do të vazhdoni në të ardhmen. Por mos mendoni shumë për këtë gjë, do të zgjidhet me kalimin e kohës.

Gaforrja-Mund të mos jeni duke parë të gjithë të vërtetën për një person të veçantë. Nuk duhet të bëni asnjë hap të gabuar që mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj në të ardhmen.

Luani-Mund të jeni duke keqkuptuar ato çfarë të tjerët thonë ose po përpiqen t’ju bindin. Nuk duhet të hidheni shpejt në konkluzione që në fund mund të jenë të sikletshme për ju.

Virgjëresha-Do të kuptoni se një person që sapo e njihnit ka vlera ndryshe nga ju dhe kjo gjë mund të çojë në përplasje mes të dyve. Duhet të mësoni sa më shumë nga njëri-tjetri. Mos prisni që të shpërndani të njëjtat ide ose ideale. Gjithsesi mund të kaloni një kohë të mrekullueshme bashkë.

Peshorja-Mos shkoni në drejtimin e gabuar sot. Nëse do të nisni një lidhje të re me dikë që e njihni pak atëherë do të kuptoni që nuk është ashtu siç e prisje. Ndoshta mënyra më e mirë është që të tregoheni të sinqertë me njëri-tjetrin dhe të modifikoni mënyrën si lidheni.

Akrepi-Do të mund të shikoni një person ndryshe nga çfarë e kishit njohur. Megjithatë ekziston problemi se sërish do të keni në mendje idetë e para për to dhe ky person tashmë do t’ju duket si iluzion. Nga njëra anë ju afron, por nga tjetra ju largon. Gjëja më e mirë është bisedimi dhe komunikimi me njëri-tjetrin.

Shigjetari-Mos u shqetësoni për mënyrën se si po vazhdon marrëdhënia në çift. Keni qenë duke menduar gjithë këto ditë nëse personi i zemrës interesohet apo jo për ju. Duhet që t’i besoni zemrës, ajo po ju tregon të vërtetën.

Bricjapi-Duhet që të jeni vetvetja. Mos u shtirni, sepse kjo nuk ndihmon situatat e vështira të cilat po kaloni. Nëse një person nuk do të jetë më me ju atëherë pse duhet ta mbani me “forcë”.

Ujori-Do të zbuloni së fundmi nëse marrëdhënia në të cilën jeni është e shëndetshme apo jo. Është mirë nëse jeni të dy të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, megjithatë njëri prej jush është duke mbajtur sekrete. Kështu që është më mirë që të tregoheni të sinqertë me njëri-tjetrin.

Peshqit-Kujdes me romancat. Dikush mund t’u kërkojë që të bëheni bashkë për një çështje të caktuar. Megjithatë nuk duhet ta lini veten, por të prisni dhe të mendoni se çfarë është mirë për jetën tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038797855377197