INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shehi në 3JAT: Nuk duam më gra burra

Shehi në 3JAT: Nuk duam më gra burra

Publikuar më: 11:35 13-01-2016

Një rrëfim ndryshe nga politikani më popullor Dashamir Shehi në emisionin 3JAT në IN TV. Shehi rrëfeu angazhimin politik, por nëpërmjet pyetjeve rrufe tregoi më shumë për vehte. Cilësitë që e karakterizojnë sipas tij janë thjeshtësia dhe puna, ndërsa ajo që pret nga miqtë është besnikëria dhe sinqeriteti.

“Cilësia që më karakterizon është thjeshtësia. Ndërsa cilësia për një burrë duhet të jetë pikërisht burrëria. Për mua cilësia për të gjithë duhet të jetë puna dhe ndershmëria. Ndërsa për një grua është shumë e rëndësishme të jetë femër. Nuk duam më gra burra, ajo duhet të jetë grua me të gjitha cilësitë”.

Vitet e fundit jemi mësuar që politikanë të ndryshëm të kapërcejnë nga njëri kamp politik në tjetrin, cilësi kjo që për kryetarin e LZHK Dashamir Shehi tregon se sa ndryshe është ai nga politikanët shqiptarë.

“Ndryshoj sepse unë jam munduar t’i qëndroi koherent bindjeve të mia në 25 vite”.

Dashamir Shehi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë me listat e Partisë Demokratike në 2013. Por si e shikon ai tashmë aksionin opozitar, ndërsa nuk nguron të këshillojë liderin e ri të demokratëve.

“Basha duhet të jetë Basha i parë, nuk mund të jetë Berisha I dytë. Politika e Berishës ka qënë padyshim e suksesshme, dhe padyshim Berisha është personi më i suksesshëm i këtij tranzicioni, me të mirat dhe të metat e veta. Tani nuk mund të kthehemi sërisht aty. Tani zoti Basha, unë gjykoj se përfaqëson të ardhmen dhe mundësinë që në 2017 të kthehet në pushtet”.

Ndërsa opozita po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme, ajo që është më e rëndësishme për Dashamir Shehin është hartimi i një programi qeverisës për vendin.

“Në 8 Dhjetor dolën me mijëra qytetarë në bulevard dhe treguan se sa e madhe është pakënaqësia ndaj qeverisë, treguam se sa shumë jemi, se si është thyer frika, se si është ringritur muri i shtëpisë së re  të 2017. Tani duhen dhe idetë, qytetarët duan një program për qeverisjen e vendit”.

Article Logic
Execution time: 0.0020308494567871