INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA tërheq stafin diplomatik nga Kuba, shkak sulmet misterioze

SHBA tërheq stafin diplomatik nga Kuba, shkak sulmet misterioze

Publikuar më: 18:45 29-09-2017

SHBA po tërhiq më shumë se gjysmën e stafit të ambasadës sw saj në Kubë në përgjigje të sulmeve misterioze të cilat i bwjnw diplomatë të ndihen keq. “Rreth 60% e stafit diplomatik do të largohet nga ishulli komunist, pas sulmeve të ndërmarra ndaj diplomatëve”, tha një zyrtar i paidentifikuar për mediet amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar gjithashtu shtetasit amerikanë që të mos vizitojnë ishullin, për shkak se disa nga këto sulme kanë ndodhur nëpër hotele. Të paktën 21 persona të stafit diplomatik kanë qenë në shënjestër të këtyre sulmeve. Pavarësisht një hetimi që përfshin FBI-në, Policinë Mbretërore Kanadeze dhe autoritetet kubane, ende nuk ka shpjegim të plotë për shkakun e incidenteve që po ndoshin duke nisur që nga fundi i vitit 2016. Kuba mohon të jetë përfshirë në këto sulme të raportuara. Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se vendimi nëse do të mbyllet apo jo Ambasada në Havana është “duke u vlerësuar”. Stafi diplomatik ka vuajtur nga disa shqetësime, që variojnë nga traumat e lehta të trurit, humbja e dëgjimit, e deri në marrje mendsh apo të përzierat. Të paktën dy shtetas kanadezë janë prekur gjithashtu nga të njëjtat simptoma. Zyrtarët citohen të kenë thënë për “Associated Press” se Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar stafin mbështetës në Ambasadën e Havanës të largohen së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre. Vetëm një personel i vogël për raste emergjencash do të qëndrojë atje. Ata njoftojnë gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar procedimin e vizave në Kubë për një periudhë të pacaktuar. Këto masa priten të qëndrojnë në fuqi derisa Kuba të japë garanci për sigurinë e diplomatëve amerikanë.
“Valët ultrasonike përtej kapaciteteve akustike të pranueshme nga qeniet njerëzore mund të transmetohen me amplifikatorë dhe pajisjet nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme për të qenë të mëdha, apo të përdoren brenda apo jashtë një shtëpie”, thotë një ekspert i elektromagnetikës.

Article Logic
Execution time: 0.0018670558929443