INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA 'armatos' Shqipërinë

SHBA 'armatos' Shqipërinë

Publikuar më: 17:22 11-03-2019

Të dhënat e Institutit të Paqes së Stockholmit tregojnë se Shqipëria ka importuar armë në vetëm 5 milionë dollarë në vitet 2016-2017-2018. Të dhënat më të reja të Institutit Sipri tregojnë se në vitin 2016 kishte zero importe armësh në vlerë, në 2017, 4 milionë dollarë, dhe në 2018, 1 milion dollarë importe armësh.

Në 2015 importet e armëve në Shqipëri fiksoheshin në 7 milionë dollarë. Këto armë, pra 5 milionë dollarët e importuara që prej vitit 2015, janë në të gjitha rastet tanke, 3 të tilla, të përdorura, dhe të armatosura. Këto tanke janë porositur që në vitin 2016 nga qeveria shqiptare. Ajo që vihet re nga regjistri tregtar është fakti se për herë të pare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në skenë si importues armësh në Shqipëri.
Madje, në tre vitet e fundit, janë importuesi i vetëm i armëve në vendin tonë, duke “hequr” nga skena shtete si Gjermania, Franca apo Kina. Këto tre shtete kanë dominuar tregun e importeve të armëve në vendin tonë pas viteve `90.
Franca është në vend të parë me 29 milionë dollarë armë të importuara, Kina e dyta me $26 milionë, Gjermania me $11 milionë, Italia me $9 milionë, ndërkohë që tanimë hyn edhe Amerika me $5 milionë, paçka se në vetëm tre vite. Shqipëria renditet në vendin e 126-të në botë ndër 150 ekonomi sa i përket importit të armëve, me Arabinë Saudite që mban vendin e parë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338