INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shans edhe për të burgosurit shqiptarë, kush sillet mirë mban çelësin e qelisë

Shans edhe për të burgosurit shqiptarë, kush sillet mirë mban çelësin e qelisë

Publikuar më: 17:36 15-07-2019

Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë më shumë favore.

Ministria e Drejtësisë në Britani është duke shqyrtuar që të shpërblejë të burgosurit për sjelle të mirë.

Të burgosurit me sjelle të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, duke pasur më shumë liri – dalje.Por jo vetëm kaq, pasi ata do të kenë të drejtën për norma më të larta të shpërblimit më shumë dushe, si dhe do të kenë mundësi të gatuajnë ushqimet e tyre sipas dëshirës.

Qeveria britanike ka si qëllim të nxisë më tej sjelljen e mirë tek të burgosurit, si dhe ka kërkuar që nëpër burgje të ketë më shumë shpërblime se ndëshkime.

Duket një mundësi e mirë edhe për shqiptarët që janë në burgjet britanike.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826