INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shakohoxha tregon stërvitjen speciale të ekipit kombëtar [FOTO]

Shakohoxha tregon stërvitjen speciale të ekipit kombëtar [FOTO]

Publikuar më: 10:57 30-05-2016

Një stërvitje speciale për një skuadër speciale.

Këto janë fjalët e komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha për stërvitjen e fundit së cilës i është nënshtruar kombëtarja jonë. Shakohoxha ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të ekipit kombëtar nga grumbullimi i tyre në Austri. Shumë shpejt do të fillojë aventura e madhe europiane për skuadrën kuqezi dhe duket se asgjë nuk do lihet në dorë rastësisë duke eksperimentuar kështu edhe me metodat stërvitore. Nuk jemi të sigurtë se për çfarë ushtrimi bëhet fjalë, por fotoja të krijon përshtypjen se djemtë do t’i ngjiten panelit prej dërrase. Shpresojmë vetëm që në këtë mënyrë të mos rrezikojnë dëmtime që do na kushtonin, edhe pse në pamje të parë duket se i kanë marrë masat mbrojtëse. 

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059