INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfilata e “Fendit” në Koloseun e Romës për nder të Karl Lagerfeld është gjithçka që duhet të shihni sot [FOTO]

Sfilata e “Fendit” në Koloseun e Romës për nder të Karl Lagerfeld është gjithçka që duhet të shihni sot [FOTO]

Publikuar më: 16:54 05-07-2019

Marka italiane e modës, Fendi, nderoi stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld, që u nda nga jeta në shkurt pas një gjysme shekulli në krye të kompanisë, me një show të modës së lartë, në rrënojat e tempullit antik të Venusit dhe Romës.

Në koleksion u prezantuan 54 veshje, një për çdo vit të punës së Lagerfeld për markën Fendi.
Për presidentin e Fendit, zemra rreh fort sepse është një emocion i madh të jesh në këtë sfilatë, por pa stilistin e madh.

Me koloseumin e famshëm në sfond, sfilata ishte një rikthim në origjinën e Fendit ndërkohë që hapi edhe udhën për jetën e saj pas Karl Lagerfeldit. Stilisti gjerman prezantoi linjën e gatshme për tu veshur të Fendit në 1977 dhe mbeti drejtor artistik i shtëpisë së modës deri në vdekjen e tij, në moshën 85-vjeçare.

fendi0058-238002.jpgfendi_rome_050719-seo.jpgw644.jpg

maxresdefault.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281