INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida për ''Korridorin 8'', atleti bullgar vjen në këmbë nga Varna e Bullgarisë drejt Durrësit [VIDEO]

Sfida për ''Korridorin 8'', atleti bullgar vjen në këmbë nga Varna e Bullgarisë drejt Durrësit [VIDEO]

Publikuar më: 12:30 15-05-2019

''Korridori 8'' është një projekt i konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.

“Korridori 8” në histori njihet si rruga që lidh dy dete, atë Adriatik me Detin e Zi, nga Durrësi në Varna të Bullgarisë dhe vitet e fundit është folur së tepërmi për një projekt europian për ndërtimin e një autostrade që kalon pikërisht në këtë gjurmë.

Pikërisht për këtë arsye atleti bullgar, Krasse Georgiev, ka vendosur që ta përshkruajë të gjithë rrugën në këmbë, si një formë sensibilizimi për “Korridorin 8”.

Georgiev është në ditën e 8-të të rrugës së tij, e gjithçka po e transmeton LIVE në kanalin e tij në Youtube.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936