INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida e digjitalizimit, çfarë punëtorësh kërkon Gjermani

Sfida e digjitalizimit, çfarë punëtorësh kërkon Gjermani

Publikuar më: 18:26 14-02-2019

Tregu i punës në Gjermani nuk është i përgatitur sa duhet për digjitalizimin. Digjitalizimi kërkon punëtorë të kualifikuar, por në Gjermani po hyjnë më shumë emigrantë të pakualifikuar. Këtë paralajmëron një studim, rezultatet e të cilit i raporton Deutsche Welle.

Në të ardhmen tregu i punës në Gjermani do të ketë nevojë edhe për më shumë emigrantë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe shtete e tjera e për këtë arsye vëmendja përqëndrohet tek kualifikimet dhe cfarë njohuri duhet të kenë të gjithë punëtorët. Aktualisht në Gjermani kërkesat më të mëdha janë për specialistë, për akademikë dhe teknikë, dhe ato do të rriten edhe më shumë në të ardhmen, thuhet në studim.

Edhe sikur digjitalizimi të ecë me hapa më të ngadaltë, situata e tregut të punës për specialistë do të mbetet problem.

Në total, kërkesa për fuqi do të ulet por do të rriten ato për specialist. Nga kjo mospërputhje mes kërkesave dhe ofertave studiuesit arrijnë në konkluzionin se oferta do të ulet shumë, nëse nuk do të ketë imigracion të kontrolluar të fuqisë punëtore të kualifikuar. Vitet e fundit numri i emigrantëve në Gjermani të ardhur nga vendet e treta është dyfishuar.

Ekspertët e shohin të papërgatitur tregun e punës në Gjermani. Nisur nga kjo, studimi thotë se "politikat aktuale të emigracionit, me gjithë rritjen e numrit të specialistëve të kualifikuar, do të joshin personat e gabuar në të ardhmen". Rezultati do të ishte, emigrantët nuk gjejnë një vend pune dhe kompani me vende vakante. Prandaj edhe autorët sugjerojnë që emigracioni të kontrollohet dhe të përputhet me kërkesat e tregut të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055