INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sezoni i ri turistik,Gjiknuri jep lajmin e mirë për Golemin

Sezoni i ri turistik,Gjiknuri jep lajmin e mirë për Golemin

Publikuar më: 12:14 06-05-2018
E gjithë vija bregdetare e Golemit do të ketë një furnizim të ri të energjisë elektrike për shkak të investimeve të kryera në rrjetin e shpërndarjes.
Tani pushuesit nuk do të kenë më probleme si pasojë e mbingarkesës në rrjet apo kufizimve për shkak të remonteve. 
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri bën me dije se në  zonën e Gjirit të Lalëzit po investohet për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik.
 
“Duke filluar nga ky sezon, vija bregdetare e Golemit do të ketë një furnizim shumë më të mirë me energji falë investimeve të kryera në rrjetin e shpërndarjes.
Gjithashtu, në zonën e Gjirit të Lalëzit po investohet për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik”,  ka shkruajtur ministri Gjiknuri
 
gjik_2.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383