INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish telashe për udhëtarët. Bllokohet një tjetër segment i rrugës Tiranë - Durrës

Sërish telashe për udhëtarët. Bllokohet një tjetër segment i rrugës Tiranë - Durrës

Publikuar më: 09:16 26-06-2018

Udhëtarët që janë të detyruar të shkojnë e më pas të kthehen nga Durrësi në Tiranë, prej disa ditës kanë hasur vështirësi në qarkullim. Ndërhyrja e Autoritetit Rrugor dhe Ministrisë së Transportit për të riparuar këtë aks ka sjellë devijime për ditë me radhë, në disa pjesë të rrugës. Kështu për të gjithë ata që udhëtojnë sot, nga Tirana drejt Durrësit, dhe anasjelltas ka sërish telashe në qarkullim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon riparimin e autostradës. Sot që prej orës 06:00 ka filluar edhe riparimi i segmentit Ura e Dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës -Tiranë.
Për pasojë trafiku bllokohet dhe devijohet tek Ura e Dajlanit për automjetet që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.
Këto mjete do të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit, dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë, ose të vazhdojnë në rrugën dytësore. Ky devijim përfundon sot, në mesnatë.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662