INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish sasi e madhe kokaine në kuti bananesh, 12 të arrestuar, ka edhe shqiptarë [FOTO]

Sërish sasi e madhe kokaine në kuti bananesh, 12 të arrestuar, ka edhe shqiptarë [FOTO]

Publikuar më: 21:34 14-05-2018

Mbi 1 ton kokainë u sekuestrua nga policia gjermane në zonën e Bavarisë. Mësohet se në pranga u vunë 12 persona, ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë. Policia bën me dije se shqiptarët janë shtetas rezidentë në Gjermani. Ashtu si në rastin e 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit, edhe në rastin e Bavarisë droga ishte fshehur në kutitë e bananeve.

Banda ka trafikuar në total 1.8 ton kokainë me vlerë totale 400 milionë euro. Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, do të paraqesë të mërkurën detaje në lidhje me hetimin.

KOKAA.png

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438