INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish Parlament dhe protestë/ Të rinjtë e FRPD mblidhen përpara Ministrisë së Brendshme

Sërish Parlament dhe protestë/ Të rinjtë e FRPD mblidhen përpara Ministrisë së Brendshme

Publikuar më: 09:54 11-04-2019

Ditën e sotme të rinjtë e FRPD janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Brendshme. Ata janë mbledhur për të zhvilluar protestën e radhës në një ditë kur mazhoranca ka thirrur seancën parlamentare.

Protesta ka nisur para Ministrisë së Brendshme, për të vazhduar më tej para Parlamentit.

Mësohet se ky tubim organizohet nga një grup të rinjsh pa prezencën e liderve politikë.

Policia ka marrë masa për këtë protestë, por numri i efektivëve të policisë është më i ulët se zakonisht. Ata janë vendosur pranë kryeministrisë dhe para parlamentit.

Sot edhe seancë parlamentare pritet të ketë debate edhe për grabitjen në Rinas. Gjithashtu pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj të opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215