INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sergio Ramos kërkon një përforcim nga Real Madrid, klubi nis negociatat

Sergio Ramos kërkon një përforcim nga Real Madrid, klubi nis negociatat

Publikuar më: 16:41 27-09-2018

Mungesa e Ronaldos sa vjen dhe po bëhet edhe më e dukshme te “Los Blancos” edhe pse këta të fundit refuzojnë ta pranojnë. Loja e djeshme e madrilenëve linte shumë për të dëshiruar, me një Marcelo, Nacho, Varane dhe Ramos që duket se nuk po e gjenin dot gjuhën e përbashkët.

Braziliani ka qenë në formën e tij më të keqe, duke mos e justifikuar besimin e trajnerit, që në ndeshjen e mëparshme e nxori atë nga fusha në minutat e fundit.

Florentino Pérez është duke kërkuar një zgjidhje për mesfushën e Realit, pasi flitet se Modriç do të largohet në janar, por pas ndeshjes kundër Sevilla-s ka ardhur një kërkesë e re në tryezën e presidentit: nevojitet një lojtar i zhdërvjellët, me një reagim të menjëhershëm, që ofron qëndrueshmëri në mbrojtje. Ramos kërkon një nënshkrim urgjent nga Pérez dhe i përzgjedhuri është...David Alaba.

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895