INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serena Williams në pritje të ëmbël, e jashtëzakonshme si fitoi Australian Open shtatzënë [FOTO]

Serena Williams në pritje të ëmbël, e jashtëzakonshme si fitoi Australian Open shtatzënë [FOTO]

Publikuar më: 20:20 19-04-2017

Pak muaj pasi zyrtarizoi fejesën në një mënyrë shumë romantike me Alexis Ohaian, Serena Williams ka një lajm të ëmbël për të dhënë!

Ajo është një nga tenistet më të suksesshme në botë, por mesa duket do t’i mungojë për disa muaj fushave të tenisit. Arsyeja është sepse tenistja amerikane ka dhënë lajmin së është në pritje të një fëmije. Në një seri postimesh në Snapchat, Serena ka konfirmuar se është 20 javë shtatzënë.

Siç bëjnë me dije mediat amerikane, Williams ka qenë shtatzënë edhe kur e ka fituar grand slam turneun, Australian Open.

Një veprim prej profesionisteje! Urime Serena Williams. 

Article Logic
Execution time: 0.0024080276489258