INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia dokumentar kundër Kosovës, fyes dhe i pacipë. Ja reagimet e Kosovës

Serbia dokumentar kundër Kosovës, fyes dhe i pacipë. Ja reagimet e Kosovës

Publikuar më: 12:05 18-09-2017

Dokumentari kundër Kosovës nga Serbia ishte “Material racist dhe denigrues”, ai u shfaq të premten në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, mesazhet që përcillte ky dokumentarë ishin fyese dhe rraciste.

 

Sipas Zyrës për informim të Qeverisë, “Shfaqja e dokumentarit përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës”. Të premten e javës që shkoi kur dokumentari u dha premierë, i pranishëm në Paris ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakic, njëherësh kryetar i Listës Serbe, parti kjo që është pjesë e Qeverisë me tre ministra.

Ky dokumentarë propagandues u bë kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, madje në këtë dokumentarë të pacipë kosova etiketohet edhe si vend  terrorist duke i ven emrin “Shtet Islamik”.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666