INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve si xhihadistë: Po na dënoni se besojmë në Kuran!

Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve si xhihadistë: Po na dënoni se besojmë në Kuran!

Publikuar më: 12:05 12-04-2016

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca e rradhës e 9 të pandehurve, që akuzohen për thirrje dhe rekrutim të të rinjve për të marrë pjesë në luftë në Siri. E kjo mund të jetë seanca e fundit ku mund të flasin të pandehurit. Ata kanë bërë mbrojtjen  e fundit, pasi për ta prokuroria e tha fjalën e saj duke i kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda 152 vit burgim, për të gjithë të arrestuarit.
Ata janë shprehur se prokuroria kërkon, që ti dënojë vetëm se ata besuan në Kuran duke shtuar se gjithçka që kanë bërë e kanë bazuar në Kuran.

Sipas shqiptaja. com, të pandehurit kanë folur edhe për terrorizmin në Siri e kanë përsëritur se ajo po merr jetë të pafajshmish.
 
Deklaratat e tyre pa praninë e kamerave:

Genci Balla: Prokuroria do të na dënojë se besojmë në kuran. Ligjëratat e mia i kam bazuar në kuranin e shpërndarë nga komuniteti musliman. Lufta në Siri është terrorizëm, pasi po vrasin të pafajshmit. Nëse libri i shenjtë kurani, që sipas prokurorisë përhap terrorizmin, pse lejohet të shpërndahet?

Gerti Pashaj: Prokuria ka sjellë prova që s’janë diskutuar asnjëherë në proçes.

Personat e akuzuar nga prokuroria për rekrutim të besimtarëve myslimanë të arrestuar që prej vitit 2013:

    Genc Balla
    Gert Pashai
    Bujar Hysa
    Erjon Reçi
    Verdi Morava
    Astrit Tola
    Edmond Balla
    Fadil Muslimani
    Zeqir Ymeri

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887