INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sëmundja e çuditshme, 10-vjeçari po bëhet i gurtë

Publikuar më: 20:15 25-02-2016

Jaiden Rogers vuan nga një sëmundje lëkure kaq e rrallë, sa ky është rasti i 41 në botë, i raportuar deri më tani. Vetëm 3 vite më parë, prindërit e 10 – vjeçarit dalluan disa pjesë të lëkurës së tij që po ngurtësoheshin dhe tashmë po përhapen në pjesë të tjera të trupit. Për vite me radhë, Jaiden është vizituar nga mjekë të ndryshëm, në përpjekje për përgjigje.

Babai i tij, Tim Rogers, duke folur për FOX 31 tha se nëse prek këmbëm e Jaiden të duket sikur ke prekur një sipërfaqe të fortë. Këto pjesë të ngurta janë përhapur tek këmbët e tij, në kurriz e ije, duke e bërë të vështirë që ai të ecë. Një ditë, Jaiden i tha prindërve se nuk i punonin më këmbët dhe se kishte nevojë për karrige me rrota. Mjekët kanë arritur në përfundimin se ai vuan nga sindroma e lëkurës së ashpër (Stiff Skin Syndrome).

Sindroma e lëkurës së ashpër është një çrregullimi i lëkurës që shfaqet në moshë fare të vogël. Kjo sëmundje shkakton lëkurë të fortë si gur, lëvizje të kufizuar, hypertrichosis (rritje e tepruar e flokëve mbi normalen e moshës) të lehtë në mungesë të organeve të brendshme ose të muskujve, anomali në sistemin imunitar ose hiperaktivitet vaskular.

E vetmja terapi, që duket se po e ngadalëson këtë proces ngurtësie të lëkurës së Jaiden është kimioterapia, ndonëse është një proces që shkatërron si qelizat e këqija ashtu edhe ato të mira, duke bërë që të jetë më i ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033