INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selin reagon për herë të parë pasi u shpall fituese e Big Brother VIP: Jam ende në…

Selin reagon për herë të parë pasi u shpall fituese e Big Brother VIP: Jam ende në…

Publikuar më: 14:19 19-04-2026

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka ndarë për herë të parë ndjesitë pas triumfit të saj, duke e përshkruar këtë moment si një përzierje emocionesh të forta.

Ajo u shpreh se pas 120 ditësh izolim, rrugëtimi i saj ka qenë i mbushur me sfida, surpriza dhe shumë përjetime që nuk i kishte imagjinuar. Fillimisht, Selin kishte menduar se aventura e saj në shtëpi do të zgjaste vetëm disa javë, por përfundoi duke shkuar deri në finale, ku edhe u shpall fituese.

“Jam ende në një gjendje emocionale të fortë, po përpiqem të përqafoj familjarët dhe të njoh të gjithë ata që kanë ardhur për mua. Ndihem e lumtur, por njëkohësisht edhe e tronditur nga gjithçka që ka ndodhur,” u shpreh ajo.

Selin theksoi se përtej çmimit të madh, fitorja më e rëndësishme për të ka qenë dashuria dhe mbështetja e publikut, duke shtuar se ky eksperiencë e ka ndihmuar të njohë më mirë veten.

Ajo foli edhe për marrëdhënien me Gimbion, duke lënë të kuptohet se jashtë shtëpisë i pret një kapitull i ri për ta zhvilluar lidhjen larg kamerave. 

Ndër momentet më prekëse të finales, Selin veçoi surprizën që kishte marrë, duke theksuar se mesazhi i babait të saj ishte ai që e emocionoi më shumë dhe që do ta mbajë mend gjatë si një nga kujtimet më të bukura të kësaj eksperience.

 
Article Logic
Execution time: 0.0033721923828125