INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Selin nis rrugëtimin e ri televiziv dhe Gimbo ka diçka për ti thënë

Selin nis rrugëtimin e ri televiziv dhe Gimbo ka diçka për ti thënë

Publikuar më: 17:49 24-09-2026

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel për të pestin vit radhazi.

Këtë sezon të ri, programi do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00, duke sjellë risi dhe tema dinamike për teleshikuesit.

Sezoni i ri sjell një panel të ri bashkëmoderatresh me disa ndryshime. Këtë vit, moderimi i emisionit do t’u besohet Ori Nebijajt, Orinda Hutës, Ema Andreas dhe Selin Bollatit, të cilat do të jenë krah njëra-tjetrës në krye të këtij sezoni.
Për Selinën, ky përbën një rrugëtim të ri profesional në televizion krah emrave të njohur të ekranit.

Në këtë hap të rëndësishëm, ajo ka marrë edhe mbështetjen publike të partnerit të saj, DJ Gimbo.

Në rrjetet sociale, Gimbo ka ndarë promo-n zyrtare të emisionit duke e uruar atë me fjalët e ngrohta: “Suksese Çika jem”.