INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez realizon videon e parë 60 sek në Instagram

Selena Gomez realizon videon e parë 60 sek në Instagram

Publikuar më: 11:33 30-03-2016

Ende nuk është bërë viti që nga momenti i publikimit të albumit të saj të ri "Revival", e megjithatë Selena Gomez është futur që tani në studion e regjistrimit për të realizuar muzikë të re.

Për të gjithë ju që ende nuk e keni marrë vesh, në Instagram tani mund të postoni video plot 60 sekonda. Një të ngjashme e ka bërë këngëtarja 23-vjeçare e cila përmes një klipi veç ambientit të saj të punës, na ka dhënë mundësinë të dëgjojmë për pak sekonda këngën e saj të re. Deri tani duket shumë interesante, për të mos thënë një ndër punët e saj më të mira. Na mbetet të presim versionin përfundimtar! 

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275