INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez ka një mesazh për Justin Bieber? Kjo FOTO tregon shumë...

Selena Gomez ka një mesazh për Justin Bieber? Kjo FOTO tregon shumë...

Publikuar më: 15:19 06-05-2018

Telenovela e dashurisë mes Selena Gomez dhe Justin Bieber mesa duket ende nuk ka marrë fund. Sipas Harper’s Bazaar, këngëtares simpatike i mungon ish i dashuri i saj Justin dhe ende vazhdon mendon për të. Selena është duke u përgatitur që të lançojë këngën e saj më të re të titulluar “Back to You” dhe fansat e saj hamendësojnë se kjo këngë është për marrëdhënien e saj me Justin Bieber.

Dyshimet janë shtuar më shumë kur Selena Gomez ka shpërndarë një foto në Instagramin e saj e cila ka lidhje më këngën e re, ku ka shkruar “Unë dua të të mbaj ty edhe pse supozohet që nuk duhet”

selena.png

bsxfhb.png

 

Një burim për HollywoodLife ka thënë se "Selena ende kujdeset dhe mendon gjatë gjithë kohës për Justin dhe se ai do të jetë dashuria e vetme për të”. Por kjo nuk është e gjitha! Gomez ende dëgjon muzikën e ish të dashurit të saj pavarësisht se ata nuk janë më bashkë. Burimi për HollywoodLife ka shtuar se Selena mendon se Justin është një ndër djemtë të talentuar që ajo ka njohur ndonjëherë. Edhe pse gjërat e tyre nuk janë mirë për momentin, dëgjimi i këngëve të tij e mban Justin shumë afër zemrës së Selenës.

Ajo që ne nuk kemi kuptuar kurrë është se pse vazhdojnë të qëndrojnë ende të ndarë kur mes tyre ekziston një dashuri kaq e madhe... 

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768