INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez është xheloze? Justin puth Sofia-n [FOTO]

Selena Gomez është xheloze? Justin puth Sofia-n [FOTO]

Publikuar më: 21:54 17-08-2016

Vetëm një ditë pasi Justin Bieber çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram, në internet po qarkullojnë foto të reja të tij dhe të dashurës së re Sofia Richie, duke u puthur dhe përqafuar. Nuk është ndonjë gjë e pazakontë, sepse tashmë është zyrtare se ata janë të dashur, por merakosemi për Selena Gomez, e cila me siguri do jetë bërë me “zemër” nëse i ka parë fotot. Jo më kot, një burim i afërt me Justin është shprehur për “Us Weekly” se Selena është xheloze, prandaj është sjellur në këtë mënyrë, siç të gjithë e dimë tashmë.

Përpos kësaj, në foton ku ata përqafohen e puthen,  Justin na lë të kuptojmë se ai e pëlqen shumë Sofia-n. Një kalimtar i rastit, ka fotografuar momentin e bukur ku Bieber puth në faqe dhe në majë të kokës Sofia-n,  teksa qëndrojnë të ulur së bashku poshtë pemëve në parkun Ueno në Tokio.

Justin dhe Sofia duket sikur po kalonin një moment të çmuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, larg nga jeta e tyre plot tension në Hollywood...pikërisht në ditët e para të lidhjes. 

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713