INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez e fton për darkë, artisti shqiptar vepron kështu...[FOTO]

Selena Gomez e fton për darkë, artisti shqiptar vepron kështu...[FOTO]

Publikuar më: 11:44 21-03-2018

E kush nuk do të ndihej i privilegjuar nëse do ta ftonte për darkë një yll si Selena Gomez?

Por ja që ka edhe nga ata që ky fakt nuk i bën fare përshtypje, përkundrazi edhe e refuzojnë.

Kemi parë që artistët shqiptarë të ndodhur jashtë shtetit janë njohur dhe kanë krijuar kontakte me yjet botërorë.

Por ndonjëherë njohjet me këta personazhe kanë ndodhur edhe rastësisht. I tillë ka qenë rasti i violinistit Olen Çesari dhe këngëtares së njohur Selena Gomez.

I ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, ai ka treguar se teksa priste çmimin “Artist i Vitit” në Itali ka qenë në të njëjtin hotel me Selena Gomez, ose më saktë në dhoma ngjitur.

Fillimisht ai ishte shqetësuar nga ulërimat e fansave poshtë dritares, por kur ka kuptuar se ata kanë qenë aty për Selenën ka bërë një bisedë të shkurtër me të.

“Shihja nga penxherja që kishte nja 1000 goca që ulërisnin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ua bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë i thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj.”- ka treguar Olen.

Epo edhe pse një mega-star në skenën ndërkombëtare edhe vajzat si Selena marrin refuzime.

ert_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371