INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena dhe The Weeknd e çojnë romancën e tyre në një tjetër nivel dhe prova është këtu [FOTO]

Selena dhe The Weeknd e çojnë romancën e tyre në një tjetër nivel dhe prova është këtu [FOTO]

Publikuar më: 20:17 25-01-2017

Keni dyshuar deri tashmë se puthjet mes Selenës dhe The Weeknd ishin thjesht një show? Ata e kanë çuar romancën e tyre në një tjetër nivel dhe provat e nevojshme janë në Instagram. Këngëtari 26 vjeçar filloi të ndjekë në Instagram, Selenën me datë 23 dhe një ditë më pas, ajo e ndoqi gjithashtu. Të jetë vallë një mënyrë zyrtarizimi për lidhjen e tyre?  Ata nuk kanë qenë duke ndjekur njëri-tjetrin më parë, por tani që janë në një lidhje, me siguri nuk duan të humbasin asnjë moment të jetës së tjetrit. Për më tepër, një burim për E!News është shprehur se ata komunikojmë ne njëri-tjetrin çdo ditë. Epo duke qenë se ata janë shumë të zënë me karrierën muzikore, bën sens fakti që duan të mbajnë vazhdimisht kontakte me njëri-tjetrin, edhe pse me anë të rrjeteve sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0033378601074219