INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seldi dhe Mimoza Shkodra janë ndarë pas fejesës? Ky detaj po i çudit fansat! [FOTO]

Seldi dhe Mimoza Shkodra janë ndarë pas fejesës? Ky detaj po i çudit fansat! [FOTO]

Publikuar më: 09:49 24-08-2018

Në tetor të vitit 2017 Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë. Fejesë kjo e cila erdhi krejt papritur për publikun dhe ishte mjaft private, e gjitha e organizuar në Zvicër vetëm me familjarët e çiftit. Ata dukeshin tejet të lumtur, madje dedikimet nuk mungonin në rrjetet sociale.

Ndërsa na dukeshin më të lumtur se kurrë dhe ishin duke shijuar suksesin e këngës së tyre më të fundit “Sa Kujtime”, Mimoza ka bërë një veprim që po i çmend gjithë fansat e tyre.

Këngëtarja ka fshirë nga profili i saj në Instagram të gjitha fotot me Seldin, duke na bërë të dyshojmë se diçka ka ndodhur mes tyre.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një ndarje, apo thjesht për një krizë të momentit mes tyre, por gjithsesi na mbetet të shohim në vazhdim.

 

g.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938