INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohen 1 milionë euro pasuri në Shqipëri, ja kujt i përkasin

Sekuestrohen 1 milionë euro pasuri në Shqipëri, ja kujt i përkasin

Publikuar më: 15:10 08-07-2019

Në disa qytete të vendit, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme që kapin shifrën 1 milion Euro. Pasuritë që i përkasin një çifti italo-shqiptar, janë vënë nën sekuestro preventive pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.
Sipas hetimeve, për të fshehur pronat në Shqipëri, si pronare e tyre ishte regjistruar e ëma e shqiptares.

Pasuritë e sekuestruara
“Drejtoria Hetimore Qëndrore, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan Operacioni Policor “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve A.D., V.D. dhe shtetasit Italian F.C.

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:

– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;

– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;

– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro”, njoftoi Policia.

Article Logic
Execution time: 0.0027511119842529