INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sektori i ndërtimit në vështirësi, INSTAT nxjerr shifrat rënëse

Sektori i ndërtimit në vështirësi, INSTAT nxjerr shifrat rënëse

Publikuar më: 11:08 20-09-2019

Sektori i ndërtimit po pëson trurje, jo sa i përket objekteve por shtijes së tyre. Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i shitjeve neto në tre mujorin e parë të këtij viti shënoi rënie me 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe po ashtu edhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt.
Ndryshe nga ndërtimi, sektori i industrisë ka pasur ecuri pozitive. Indeksi i shitjeve në sektorin e industrisë në volum shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rritje 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe sektori e energjisë ka shënuar rënie si në shitje dhe në prodhim. Mungesa e reshjeve ka çuar shitjet dhe prodhimin e energjisë në rënie gjatë tremujorit të parë të vitit.
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe prodhimi shënoi rënie 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5 %, dhe fondi i pagave shënoi rritje 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana indeksi i shitjeve neto i ujit shënoi rritje 4,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi në volum shënoi rritje 5,5 %.Numrit i i të punësuarve i punësuarve shënoi rënie 4,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032358169555664