INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seksi rastësor është shumë i rrezikshëm, ja çfarë thotë studimi

Seksi rastësor është shumë i rrezikshëm, ja çfarë thotë studimi

Publikuar më: 16:44 17-03-2017

Si mendoni a ka mundësi që një person që bën seks me raste është më shumë në rrezik të ngacmohet seksualisht?

Në fakt bazuar nga një studin i ri përgjigja është po. Përpara se të çmëndesh me mua, të kërkoj të dish se askush nuk po thotë se të ngacmohesh seksualisht është faji jot për të bërë më shumë seks. Në fakt kërkimet e këtij studimi nuk e besojnë fare një gjë të tillë.

Pas anketimit të burrave dhe grave heteroseksual rreth moshës 18 vjeçe, studjuesit nxorën se adoleshentët të cilët kanë ngacmuar seksualisht të tjerët u ka ndodhur të kenë pasur më shumë seks të rastësishëm se tjerët. EurekAlert raporton se ata që kanë ngacmuar seksualisht të tjerët, gjithashtu fantazojnë më shumë për seks të rrallë.

 Prirja ndaj seksit rastësor nuk është gjetur vetëm tek njerëzit që kanë ngacmuar seksualisht të tjerët, por sipas studimit njerëzit të cilët janë ngacmuar seksualisht nga të tjerët kanë një prirje më të madhe për seks rastësor. Kur studjuesit u pyetën nëse konstatimet e tyre kanë për qëllim të fajësojnë viktimën, njëri nga studjuesit ka thënë me zë të lartë, “ Abolutisht jo ! Ne kemi duke u përpjekur të kuptojmë mekanizmat psikologjike që përbëjnë bazamentin e ngacmimeve”.

Lidhja midis ngacmimit seksual dhe seksit rastësor mund të jetë vetëm rezultat i faktit se njerëzit që kanë kryer më shumë marrdhënie seksuale rastësore janë më shumë të ekspozuar ndaj partnerëve seksualë.  Nëpërmjet këtij studimi, studiuesit janë në fund të fundit duke u përpjekur për të reduktuar rastet e ngacmimit seksual. Në mënyrë që ta arrijnë një gjë të tillë ato duhe të  kuptojnë mekanizmat psikologjike të tyre,  pasi kjo është një gjë që i drejton ato.

Në anketën e realizuar në kuadër të këtij studimi, 60 përqind e 1,326 djemve dhe vajzave janë ngacmuar seksualisht. Prej tyre 30 përqind e vajzave dhe 45 përqind e djemve kanë pranuar se ato vetë kanë ngacmuar të paktën një person. Pra si përfundim rreziku nga ngacmimi seksual është i pashmangshëm për të dyja gjinitë.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004