INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sekreti sesi Toka mbrohet nga stuhitë diellore, e tregon NASA [VIDEO]

Publikuar më: 09:24 11-05-2018

Zbulohet i gjithë procesi i cili tregon sesi mbrohet Toka nga stuhitë diellore.

Pamje të tilla janë siguruar nga Agjensia Hapsinore NASA e cila sigurisht kishte lëshuar në hapësirë dy anije kozmike të cilat kanë vëzhguar të gjithë procesin të quajtur rilidhja magnetike.

Ky proces është vija e parë e mbrojtjes së planetit kundër intensitetit të stuhisë diellore.

Një fenomen i tillë ndodh jashtë atmosferës së tokës dhe mund të ndryshojë cdo gjë që ne dime lidhur me planetin apo studimet që priten të vijojnë.

‘ Me një vëzhgim të tillë ne mund të bëjmë teori që do të na ndihmojnë të kuptojmë edhe më shumë observimet në vende të tjera si atmosfera e Diellit dhe fushën magnetike të planetëve të tjerë’ shprehen vëzhguesit.

Rilidhja magnetike është vëzhguar edhe më parë por vëzhgimi është bërë brenda disa kushtesh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562