INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Secilës shenjë të horoskopit do i ndodhin këto gjëra këtë Krishtlindje. Zbulojeni!

Secilës shenjë të horoskopit do i ndodhin këto gjëra këtë Krishtlindje. Zbulojeni!

Publikuar më: 13:03 24-12-2018
Në këtë artikull do shikoni se çfarë parashikohet t’ju ndodhë këtë Krishtlindje, sipas ekspertëve të kësaj fushe.
Sipas intv.al  mund të hiqni kuriozitetin për shenjat që keni interes të merrni informacion.
 
Dashi
Jupiteri dhe Urani  do ju ndihmojnë të merrni  vendimet e rëndësishme. Dashuria është në ajër për ju këtë ditë.
Demi
Personat e shenjës së demit, do e marrin seriozisht gatimin për njeriun e zemrës. Atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe do merrni shumë dashuri.
Binjakët
Binjakët i kanë inat këto festa dhe mezi presin mundësinë të zhduken disa ditë. Mesa duket një udhëtim ju pret!
Gaforrja
Gaforret  njihen për dashurinë që kanë për familjen e tyre. Ata, sipas intv.al do e kalojnë këtë ditë, pranë njerëzve të dashur.
Luani
Luanët  njihen për energjinë e tyre të festave. Do keni  një ditë me dashuri dhe romancë nëse ju jeni në një marrëdhënie. 
Virgjëresha
Kjo ditë do jetë e vështirë për ju virgjëreshë, sepse mendjen do e keni dikur tjetër, te financat tuaja. Mos u shqetësoni shumë, sepse miqtë dhe familjarët do ju ndihmojnë. Festoni virgjëreshë, sepse po u mendove shumë, nuk do shijosh gjë! Gëzuar Krishtlindjet!
Peshore
Peshoret do jenë pak në stres në lidhje me organizimin e festës. Mos e vrisni mendjen o peshore, shijoni momentin!
Akrepi
Akrepët do kenë nostalgji për njerëzit e dashur që i kanë larg. Ka shumë mundësi, që edhe të presin ndonjë biletë dhe t’i bëjnë surprizë miqve ose familjarëve të tyre.
Shigjetari
Shigjetarët nuk e vrasin mendjen se cila festë është, sepse për ta mjafton ideja që do festojnë. Kudo që ka atmosferë festive, ndodhet një shigjetar.
Bricjapi
Tensionet do largohen shpejt! Si shenjë e përgjegjshme që jeni, do dini si të shijoni festën!
Ujori
Do merrni shumë dhurata, por edhe ju nuk do pyesni fare për harxhimet që do bëni. Shijojeni jetën ujor!
Peshqit
Sërish dikush do ju mungojë. Si shenjë emocionale që jeni, duhet të harroni njerëzit që ju mungojnë dhe fokusohuni te festa!
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219