INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seanca gjyqësore për Klement Balilin, vendimi për “Eskobarin e Ballkanit”…

Seanca gjyqësore për Klement Balilin, vendimi për “Eskobarin e Ballkanit”…

Publikuar më: 13:36 12-03-2019

Seanca për dhënien e pretencës nga Prokuroria për Klement Balilin, i njohur si “Eskobari i Ballkanit” është shtyrë për në datën 26 mars.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej sot, por ka munguar avokati mbrojtës i Balilit, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku por edhe vetë Balili.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të procedojë me gjykim të shkurtuar për Klement Balilin.

Ndaj Balilit rëndojnë 4 akuza ku më e rënda është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua më 17 janar në polici, një ditë pasi në Gjykatë u dërgua dosja e tij, ndërsa rezultonte i shpallur në kërkim që në maj të vitit 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557