Sarah Berisha dhe Dj PM u njohën brenda shtëpisë së Big Brother ku nisën dhe lidhjen e tyre.
Dyshja u shndërruan menjëherë në një çift të preferuar për publikun dhe edhe tani pas daljes ata duan të dinë çdo detaj lidhur me ta.
Në një bisedë me ndjekësit e saj, Sara u pyet për shumë gjëra dhe kryesisht pyetjet lidheshin me të dhe Dj Pm.
Njëri nga ndjekësit u interesua të dinte nëse në planet e tyre ishte një fejesë dhe blogerja i dha një përgjigje të prerë.
Sarah i është përgjigjur duke thënë se është ende herët për të konsideruar një gjë të tillë, pasi ata kanë vetëm tre muaj që njihen, ndërkohë që janë njohur nëpërmjet një formati televiziv.
“A keni ndonjë plan për fejesë?”- pyet një ndjekës.
“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë apo martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dal nga nje format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njeri-tjetrin. Cdo gjë ka kohën e saj.”- ka shkruar ajo.