INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së shpejti fshesa në shërbimin diplomatik. Ja paralajmërimi i Ramës

Së shpejti fshesa në shërbimin diplomatik. Ja paralajmërimi i Ramës

Publikuar më: 13:10 25-03-2019

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar largime nga shërbimi diplomatik dhe zëvendësimin e tyre nga studentë të ekselencës. Rama u shpreh se studentët ekselentë do të rekrutohen në shërbimin diplomatit, pasi trupa ka nevojë për një pastrim të thellë nga nepotizmi dhe klientelizmi.

"Për pak ditë do të ketë një thirrje tjetër për studentët që kanë mbaruar me 9-ta dhe 10-ta në shërbimin diplomatik, në ristrukturimin për të goditur nepotizmin dhe klientelizimin e së shkuarës. Kemi bërë një pastrim që nuk mjafton, pasi do të shkojmë më thellë. Edhe aty thirrja do të jetë për më të mirët. Edhe dicka, doja të shtoja, bordet ndryshuan tërësisht, si reflektim i kërkesës së studentëve dhe që nuk u treguan në lartësinë e duhur në raport me përgjegjësinë", u shpreh kryeministri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861