INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se paskemi ditur, sa e trishtë! Sara Hoxha e paska abortuar fëmijën e parë dhe historinë prekëse e tregoi vetë! [FOTO]

Se paskemi ditur, sa e trishtë! Sara Hoxha e paska abortuar fëmijën e parë dhe historinë prekëse e tregoi vetë! [FOTO]

Publikuar më: 22:17 15-10-2018

Ledioni dhe Sara Hoxha gëzojnë një romancë shumë të shëndetshme, romancë e cila i dha frytët e saj që me ardhjen në jetë të vogëlushit London Noor Liço dhe u kurorëzua në martesë para pak javësh në Como të Italisë. Mirëpo së fundmi morëm vesh një histori të trishtë në jetën e Sarës që nuk e dinim më parë. Dhe bëhet fjalë për një shtatzëni që nuk shkoi deri në fund, por që u ndërpre në mes dhe çifti e vuajti shumë.

Në një intervistë të veçantë nga bashkëshorti i saj Ledion Liço, për revistën “who”, Sara zbuloi se London ishte planifikuar për të ardhur në këtë jetë, pas abortit të fëmijës së parë.

L: A ishte London një surprizë?

S: London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën.

SRA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652