INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se paskemi ditur! Rike Roçi flet për marrëdhënien me futbollistin e Kroacisë: Është shumë i mirë...[FOTO]

Se paskemi ditur! Rike Roçi flet për marrëdhënien me futbollistin e Kroacisë: Është shumë i mirë...[FOTO]

Publikuar më: 20:58 13-07-2018

Rike Roçi dhe Irida Oxa, u bënë në të gjithë botën në vitin 2016 ku u cilësuan si tifozet më seksi të Europianit në Francë. Por ato janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes prej fotove seksi që postojnë në rrjetet sociale dhe e tillë është shfaqur Rike mbrëmjen e së enjtes në “Top Arena” në Top Channel, ku përveçse tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit, edhe njëherë tjetër mori vëmendjen me bukurinë dhe format e saj.

Me një veshje që i nxirrte në pah “asetet” e saj të pamohueshme, ajo u komentua nga të ftuarit në studio, por të pafundme ishin edhe komentet në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës Rike ka treguar se në Botëror është tifoze me Kroacinë dhe madje ka miqësi me disa prej futbollistëve të asaj skuadre.

"Kroacia është një vend i vogël dhe arriti kaq lart, për këtë më vjen shumë mirë. E dyta, bëra tifo për Kroacinë, sepse kam lozur skedinën. Pastaj edhe sepse golin e bëri Perisic. Më vjen mirë për këtë, ngaqë e njoh dhe e di që ka shumë respekt për shqiptarët", ka thënë Rike.

Bukuroshja me format bombastike është përfolur për një lidhje me një lojtar të Interit, prandaj Manushi e pyeti: "Ti e njeh si lojtar të Interit?"

"Jo, e njoh personalisht. Është shumë i mirë, është djalë i mirë dhe për ne shqiptarët ka shumë respekt", iu përgjigj Rike. Ndërsa për Brozoviç, Rike u shpreh se është një çikë mistrec.

pero.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038418769836426