INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se keni parë akoma?! Ky është filmi më i ndjekur në Netflix i të gjitha kohërave

Se keni parë akoma?! Ky është filmi më i ndjekur në Netflix i të gjitha kohërave

Publikuar më: 15:29 02-12-2021

Filmi i tij i fundit, "Red Notice", është tani filmi më i ndjekur në historinë e Netflix, sipas gjigantit të transmetimit. “Red Notice” solli 328.8 milionë orë shikime, raporton Netflix, duke kryesuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga “Bird Box” e Sandra Bullock në 2018 me 282 milionë orë shikime.

Aktualisht, 50% e të gjithë abonentëve të Netflix në mbarë botën kanë parë "Red Notice". Filmi e kaloi rekordin e mbajtur më parë në vetëm 18 ditë, në krahasim me "Bird Box" që zgjati 4 javë.

Filmi, ku luajnë Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u prodhua nga Johnson's Seven Bucks Productions dhe debutoi në faqen e transmetimit në fillim të këtij muaji. Ai ende mbetet në 10 filmat më të mirë në kwtw platformë në 94 vende, sipas Netflix.

"Red Notice" tregon historinë e një profilisti të FBI-së të luajtur nga Johnson, i cili duhet të bashkëpunojë me hajdutin më të madh të artit në botë [Reynolds] në një grabitje të guximshme në mënyrë që të kap kriminelen më të kërkuar, të luajtur nga Gadot.

Filmi u shfaq në kinema edhe fundjavën e kaluar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205